Shuj se lajmet

“Trump-i më shumë i dëgjon lajmet se këshilltarët e vet”

Trump ka këshilltarë, shumë këshilltarë. Por, nuk i dëgjon ata. I dëgjon lajmet. Kështu po thotë një ish-këshilltarë i tij – të cilin, siç duket, Trump nuk e ka dëgjuar.

“Trump-i më shumë i dëgjon lajmet se këshilltarët e vet”

John Bolton, ish-këshilltari i Donald Trump për siguri nacionale, ka thënë se presidenti amerikan më shumë u kushton vëmendje lajme në televizione të ndryshme, sesa këshillave të këshilltarëve të vet, shkruan Business Insider, njofton Insajderi.

Në një intervistë për CBS News, në emisionin “Face the Nation”, udhëheqësja e emisionit, Margaret Brennan, e pyeti Boltonin nëse ai besonte se presidenti ishte më shumë i influencuar me atë se çfarë sheh në televizor, apo me atë se çfarë i thonë këshilltarët e tij.

“Mendoj se është një kombinim i asaj që dëgjon në televizor dhe dëgjimi i njerëzve që janë jashtë kabinetit të tij e të cilëve u beson”, tha Bolton.

“Mendoj se nëse e krahasojmë sasinë e kohës të cilën e kalon në Zyrën Ovale me sasinë e kohës në dhomën e ndejës duke dëgjuar lajme nëpër televizione do të ishte një statistikë shumë interesante”.

Është raportuar prej kohësh se presidenti amerikan kalon kohë shumë të madhe i ngjitur për karrige duke shikuar emisione, sidomos ato në Fox News, dhe më pas shkruan twitta derisa emisioni është duke u transmetuar.

Prezantues si Sean Hannity dhe Tucker Carlson (të dy gazetarë në Fox News dhe përkrahës të Trump) janë shndërruar pothuajse në këshilltarë të jashtëm të Trump.

Madje Carlson e kishte shoqëruar Trump-in edhe në një udhëtim kur Trump kishte pasur takim me diktatorin korean-verior, Kim Jong-un.