Trump ka biseduar me Zuckerbergun: Një takim i bukur në Kabinetin Oval

Presidenti amerikan Donald Trump dhe njeriu i parë i kompanisë Facebook Mark Zuckerberg janë takuar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka biseduar me Zuckerbergun: Një takim i bukur në Kabinetin Oval

Trump në rrjetin shoqëror ka shkruar se kanë pasur “një takim të bukur”.

Facebook ka publikuar se Zuckerberg është në Uashington për të dëgjuar brengat e politikanëve për shkak të ndryshimeve të ardhshme në internet.

“Marku është sot në Shtëpi të Bardhë dhe ka mbajtur një takim të bukur dhe konstruktiv me presidentin Trump”, shkruan në Facebook.

Trump shpesh e kritikon Facebook-un dhe platformat tjera të medieve shoqërore për shkak të paragjykimeve politike./Insajderi.com.