Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Don" />

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja mbi importe

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja mbi importe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëzoi zyrtarët që të marrin në konsideratë tarifa të reja kundër Kinës, në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

Masat e reja do t’iu shtoheshin tarifave prej 50 miliardë dollarësh që Trump i ka propozuar tashmë kundër qindra importeve kineze.

Propozimet e reja vijnë pasi Kina, në shenjë hakmarrjeje, ka kërcënuar me tarifa mbi 106 prodhime të SHBA-së.

Këto zhvillime i kanë lëkundur tregjet globale në javët e fundit.

Analistët thonë se lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës nuk do të ishte e mirë për ekonominë globale.

SHBA ka thënë se masat e saj janë përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës.

Kina ka thënë se tarifat e saj synojnë të balancojnë humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja amerikane.