
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar vendimin e prodhuesit amerikan të motorëve Harley-Davidson i cili për shkak të tarifave doganore ka vendosur të transferojë jashtë vendit prodhimin për tregun evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump, në llogarinë e tij personale të Twitter, tha se është i habitur nga vendimi që kompania ka marrë për shkak të tarifave doganore që Bashkimi Evropian (BE) nisi të praktikojë të premten e kaluar.
Duke lënë të nënkuptohet se kompanitë amerikane duhet të kenë durim, Trump tha se “Unë jam i befasuar që Harley-Davidson është kompania e parë nga të gjitha kompanitë e tjera që ka bërë dorëzimin e flamurit. Unë kam luftuar shumë për ta dhe më në fund kemi 151 miliardë dollarë defiçit me tregtinë e BE-së që dëmton tregtinë tonë. Ata nuk do të paguajnë taksën e atyre që shesin. Taksat për Harley-Davidson janë vetëm një justifikim, bëhuni të durueshëm”.
Ekspertët këtë postim të Trumpit e kanë vlerësuar si një përpjekje për të penguar kompanitë e tjera që do të ndikohen negativisht nga tarifat e kundëpërgjigjëse të BE-së që të ndjekin Harley-Davidson.
BE-ja përkundër taksave të Shtëpisë së Bardhë për çelikun dhe aluminin më 22 qershor nisi të zbatojë taksën doganore shtesë me 25 për qind për produktet prodhim amerikan, pëfrshirë taksa për qindra produkte si motorë, jahte, anije, tuba, misër, fasule, oriz, gjalpë, boronica, lëng portokalli, uiski, puro, pëlhura, këpucë, lavamanë, shkallë, ventilatorë dhe çelik.