Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë para inaugurimit të Biden

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë para inaugurimit të Biden

Epoka e Donald Trump në Uashtington ka mbaruar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po largohet nga Shtëpia e Bardhë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, që pritet të ndodhë sot, njofton Insajderi.

Trump së bashku me familjen e tij janë larguar nga Shtëpia e Bardhë pas qëndrimit katër vjeçar në këtë vend.

Më shumë se 20,000 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, D.C. për të siguruar përurimin gati dy javë pasi protestuesit shkelën Kongresin e SHBA-së.

Zyrtarët kanë bërë dhjetëra arrestime, pas trazirave Biden do të betohet në mesditë dhe pritet të nënshkruajë një seri urdhrash ekzekutivë menjëherë pas kësaj. /Insajderi.com