Presidenti amerikan ka porositur se nëse Britania e Madhe lidhë marrëveshje me BE, me të cilin i mbanë raportet e ngushta, SHBA do të bëjnë biznes me Bashkimin Evropian.

Presidenti amerikan Donald Trump sot e ka akuzuar kryeministren britanike Theresa May se e ka “shkatërruar Brexitin” dhe ka shtuar se çfarëdo përpjekje e saj që t’i mbajë marrëdhëniet e ngushta me Bashkimin Evropian, do ta rrezikon marrëveshjen tregtare me SHBA.
“Nëse lidhin një marrëveshje të tillë (me BE), atëherë ne do të punojmë me BE në vend se të bëjmë biznes me Britaninë e Madhe, kështu që me siguri kjo do ta shkatërronte marrëveshjen”. Ka thënë Trump në intervistën dhënë gazetës britanike “Sun”.
Ai pretendon se May e ka injoruar “këshillën” e tij duke u përcaktuar për strategjinë e “Brexitit të butë”, transmeton Insajderi.com.
I pyetur për pretendime se e ka quajtur kryeministren britanike “mësuese e cila ka qejf të urdhërojë”, Trump ka thënë se ky është “lajmi i rremë” i “Washington Posti-it”.
“Jo, jo, jo, jo. Kurrë nuk kam thënë diçka të keqe për të, ky është lajm i rremë. Mendoj se ajo është një person i mrekullueshëm, me të pajtohem shumë mirë”, ka thënë Trump.
Presidenti amerikan e ka sulmuar ashpër edhe kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan sepse, siç thotë, nuk i është kundërvë terroristëve dhe e ka akuzuar për rritje të krimit në kryeqytetin britanik.
Ai i ka akuzuar edhe liderët e BE se e kanë shkatërruar kulturën dhe identitetin e tyre duke lejuar miliona imigrantë të hyjnë në BE.
Presidenti i SHBA ka shtuar se ai do t’i mbajë marrëdhëniet me homologun rus Vladimir Putin, përkundër helmimeve me gaz nervor në Solsberi.
Presidenti amerikan ka dhënë intervistë për “Sun” një ditë para vizitës në Britani të Madhe ku do të takohet me kryeministren May dhe mbretëreshën Elizabeth II.
Pritet që disa mijëra njerëz do të marrin pjesë në një sërë protestash gjatë qëndrimit të tij në Britani të madhe, përkujton “Sun”./Insajderi.com.