Trump me katër vendime ekzekutive që “do ta ndryshojnë tregun e barnave ne SHBA”

Trump me katër vendime ekzekutive që “do ta ndryshojnë tregun e barnave ne SHBA”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar katër urdhra ekzekutivë me qëllim për të ulur çmimet e barnave në SHBA, shkruan BBC, njofton Insajderi.

“Katër urdhrat që po nënshkruaj sot do ta ri-strukturojnë komplet tregun e barnave të përshkruar nga mjeku”, ka thënë Trump, që prej kohësh kritikon çmimet “astronomike” të barnave.

Masat do të lejojnë zbritje dhe gjithashtu importim të ilaçeve të ndryshme nga jashtë.

Kompanitë e barnave ne SHBA e kanë kritikuar këtë vendim të Trump duke thënë se nuk do t’i ndihmojë qytetarët, por përkundrazi do t’i dëmtojë ata./Insajderi.com