Trump jep shenja se mund të largohet nga Shtëpinë e Bardhë

Trump jep shenja se mund të largohet nga Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump ka thënë se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Joe Biden konfirmohet zyrtarisht si presidenti i ardhshëm i SHBA.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për herë të parë që nga humbja e votimit të 3 nëntorit. Gjithsesi, Trump insiston se “kjo garë nuk ka mbaruar”.

Trump ka refuzuar të pranojë deri tani rezultatin zgjedhor, duke përmendur pretendime të pabazuara për mashtrim të votuesve.

Shtetet individualisht janë duke certifikuar rezultatet zgjedhore pasi u parashikua Biden si fitues me një epërsi të pakundërshtueshme.

Demokrati udhëheq në raport me Trump me 306 vota pro dhe 232 nën sistemin e kolegjit elektoral që përdoret për të zgjedhur presidentët e SHBA.

Shifrat janë shumë më shumë se 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshme për të fituar, por Biden gjithashtu kryeson edhe me numër të votave të drejtpërdrejta nga qytetarët me më shumë se gjashtë milionë.

Të zgjedhurit në Dhomën e Përfaqësuesve do të takohen për të zyrtarizuar rezultatin në 14 dhjetor, me Biden që pritet do të betohet si president më 20 janar./Insajderi.com