Trump merr pjesë në vallëzimin tradicional të Arabisë Saudite

Trump merr pjesë në vallëzimin tradicional të Arabisë Saudite

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë pjesë në vallen tradicionale të shpatës gjatë vizitës në Arabi Saudite si pjesë e turit të partë jashtë shtetit si presidenti i SHBA-së.

Presidenti Trump buzëqeshi dhe lëkundej herë në një anë e herë në tjetrën teksa burrat sauditë e performonin vallen si dhe brohoriten dhe i ranë daulles, transmeton Express.

Pas vallez tradicionale, Trump mori pjesë edhe në darken shtetërore e organizuar për nderë të tij.

Presidenti Donald Trump dhe mbreti i Arabisë Saudite nënshkruan dje një marrëveshje të paralajmëruar, në bazë të së cilës Riadi do të blejë armë dhe sisteme mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara për 110 miliardë dollarë.

Por, objektivi i palëve është edhe më ambicioz, të arrijë shifrën rekord prej 350 miliardë dollarësh në 10 vjet, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Rrugëtimi ndërkombëtar i republikanit vjen në një moment pasigurish të thella të presidencës së tij. Një prokuror i posaçëm është caktuar të hetojë përfshirjen e Rusisë në presidencialet e nëntorit.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=uGvNMttNBMQ” /]