Trump mohon se e ka ditur për takimin e djalit të tij me rusët në Trump Tower

Trump mohon se e ka ditur për takimin e djalit të tij me rusët në Trump Tower

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk ka informacione, nëse në vitin 2016, djali i tij, Donald Trump Jr dhe anëtarë të stafit të kampanjës zgjedhore, është takuar me disa rusë në Trump Tower.

Këta të fundit thuhet se kishin bërë fushatë kundër rivales së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Hillary Clinton.

“Nuk kam pasur ide rreth takimit të djalit tim, Don Jr”, ka shkruar Trump në Tëitter pasi që CNN raportoi për këtë ngjarje, duke e cituar ish-avokatin e presidentit, Michael Cohen, që thuhet se ka thënë se Trump e ka ditur për këtë takim paraprakisht.

Rudy Giuliani, avokati personal i shefit të Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur Cohenin gënjeshtar.

“Ai ka gënjyer gjithë javën ose për dy javë – ai ka gënjyer për vite me radhë”, ka thënë Giuliani.

Sipas CNN dhe NBC, Cohen nuk ka regjistrime audio që të mbështesë rrëfimin e tij por është i gatshëm të dëshmojë si pjesë e hetimit në vazhdim për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.