Trump: Mos keni frikë nga COVID-19

Trump: Mos keni frikë nga COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një kthim dramatik në Shtëpinë e Bardhë për të vazhduar trajtimin e tij për Coronavirusin pas një qëndrimi tre-natësh në spital.

Presidenti hoqi maskën e tij në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë, ku disa persona nga stafi kanë dalë pozitivë me virusin COVID-19

“Ndiheni vërtet mirë!, shkroi Trump në Twitter. “Mos ki frikë nga Covid. Mos e lejo të dominojë jetën tënde”.

SHBA ka pasur 7.4 milion raste meCovid-19 dhe 210,000 vdekje.

Pyetjet mbeten mbi seriozitetin e sëmundjes së Z. Trump pas një fundjave deklaratash konfliktuale. /Insajderi.com