Trump ndërpret trajtimin e privilegjuar ekonomik ndaj Hong Kong-ut

Trump ndërpret trajtimin e privilegjuar ekonomik ndaj Hong Kong-ut

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për të përfunduar trajtimin e privilegjuar për Hong Kong-un, pasi Kina ka miratuar një ligj të ri për siguri.

“Hong Kong-u do të trajtohet në mënyrë të njejtë si të gjitha vendet në Kinë”, ka thënë Trump, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kina e kritikuar fuqishëm këtë veprim, mirëpo SHBA e sheh ligjin e sigurisë si kërcënim për liritë që Hong Kong ka shijuar nën marrëveshjen e vitit 1984.

Ligji i ri i sigurisë, që e bën të jashtëligjshme kritikën ndaj qeverisë së Kinës, është ndryshimi më gjithëpërfshirës në politikat e Hong Kong-ut./Insajderi.com