Trump: Unë thjesht dua t’i gjej 11,780 vota

Trump: Unë thjesht dua t’i gjej 11,780 vota

Presidenti amerikan, Donald Trump, është regjistruar duke i thënë zyrtarit të lartë të zgjedhjeve të Gjeorgjisë që të “gjejë” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

“Unë thjesht dua t’i gjej 11,780 vota,” i tha Z. Trump sekretarit republikan të shtetit Brad Raffensperger në një regjistrim të lëshuar nga Washington Post.

Raffensperger dëgjohet duke u përgjigjur se rezultatet e Gjeorgjisë janë të sakta, raporotn BBC.

Joe Biden fitoi Gjeorgjinë së bashku me shtetet e tjera në lëvizje, duke fituar 306 vota të kolegjit elektoral kundrejt 232 të  Trump-it.

Nënkryetarja e zgjedhur, Kamala Harris, i quajti komentet e  Trumpit si “një abuzim të guximshëm të pushtetit”.

Që nga votimi i 3 nëntorit,  Trump ka pohuar mashtrim të gjerë zgjedhor, por pa dhënë asnjë provë. /Insajderi.com