Trump nuk e ka plan të themelojë parti të re politike

Trump nuk e ka plan të themelojë parti të re politike

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka në plan të nisë një parti të re politike, sepse sipas tij kjo do të ndajë votën e Republikanëve.

Në fjalimin e tij të parë që kur Joe Biden u bë president, ai gjithashtu la të kuptohej se ai mund të kandidonte përsëri për këtë post në 2024, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Trump kritikoi ashpër pasardhësin e tij, duke thënë se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte shkuar nga “Amerika së pari në Amerikën e fundit”.

Fjalimi vjen disa javë pasi  Trump u shpall i pafajshëm në një gjyq për fajësimin.

Paraqitja e tij në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Orlando të Dielën ishte tregues i ndikimit të tij të vazhdueshëm mbi Partinë Republikane. /Insajderi.com