Trump: Pas sulmeve kibernetike mund të jetë Kina

Trump: Pas sulmeve kibernetike mund të jetë Kina

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se pas sulmeve kibernetike ndaj shumë institucioneve të vendit mund të jetë Kina, transmeton Insajderi.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Trump vuri në dukje se ndaj tij është bërë një informim i plotë rreth sulmeve kibernetike të kryera ndaj institucioneve zyrtare. “Sulmi kibernetik është në të vërtetë shumë më i madh se në median e lajmeve të rreme”, tha Trump.

Duke vënë në dukje se çdo gjë është nën kontroll, Trump tha: “Rusia, Rusia, Rusia. Ky është tregimi kryesor kur ndodh ndonjë gjë, sepse mediat kryesore në shumicën e rasteve për arsye financiare (mundet) kanë frikë të diskutojnë mundësinë se mund të jetë Kina (pas sulmeve)”.

Pasi vuri në dukje se makineritë e çuditshme të votimit mund të jenë vendosur në objektiv gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, Trump pretendon se “Kjo situatë (zgjedhjet) janë bërë një situatë turpi të shëmtuar edhe më shumë për SHBA-të dhe në mënyrë të qartë tregon se unë kam fituar”.

Postimi i Trumpit në Twitter u vlerësua se bie në kundërshtim me deklaratat e nivelit të lartë në kabinetin e tij lidhur me sulmin kibernetik, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një deklaratë në një program radioje mbrëmjen e së premtes bëri të ditur se mund të shprehin në mënyrë “mjaft të qartë” se Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike kundër SHBA-së.

Në fundjavën e kaluar, Departamentet e Thesarit, Tregtisë dhe të Sigurisë së Brendshme si dhe disa institucione të tjera qeveritare u përballën me sulme kibernetike, ndërkohë që u pretendua se pas këtyre sulmeve qëndron qeveria ruse. /Insajderi.com