Trump refuzon ta bëjë vendosjen e maskave obligative

Trump refuzon ta bëjë vendosjen e maskave obligative

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka refuzuar t’i urdhërojë amerikanët – me ligj – që të mbajnë maska në mënyrë që të pamundësohet shpërndarja e virusit COVID-19, njofton Insajderi.

Komentet e tij kanë ardhur pasi eksperti kryesor për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci, i ka lutur shtetet dhe liderët lokalë që të jenë “urdhërues sa më shumë që të jetë e mundur”, në të detyruarit e njerëzve të vendosin maska.

“Është tejet e rëndësishme dhe do të duhej të ishim duke i përdorur të gjithë nga ne”, ka deklaruar Fauci.

Por, të vendosurit e maskave është bërë çështje shumë e politizuar në SHBA.

Gjithsesi, disa guvernatorë kanë urdhëruar që në shtetet e tyre të vendosurit e maskave të jetë obligative e jo një zgjedhje personale e secilit.

Por Trump, duke folur për Fox News të premten ka pohuar se ai nuk pajtohet me një urdhër nacional që të bëhen maskat obligative, duke shtuar se njerëzit “duhet ta kenë lirinë e tyre”./Insajderi.com