Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se vendi i tij ka një plan për të luftuar koronavirusin, nga i cili nëntë vetë vdiqën në Kinë dhe 400 të tjerë janë sëmurë.
![Trump: SHBA me plan kundër virusit të ri kinez](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/23249248-7874295-Trump_said_he_authorized_the_strike_on_Soleimani_because_four_U_-a-23_1578684684603-730x440.jpg)
“Ne kemi një plan dhe mendojmë se do të zbatohet shumë mirë. Tashmë ne po e zbatojmë atë shumë mirë. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve janë të shkëlqyera. Shumë profesional …”, tha Trump në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Organizata Botërore e Shëndetit do të vendosë sot në samitin e krizës nëse do të shpallet një kërcënim shëndetësor ndërkombëtar.
Trump tha se SHBA janë të përgatitur mirë dhe beson se gjithçka është nën kontroll në Kinë.