Apple refuzoi akuzat se nuk ka ndihmuar zyrtarët në hetimin e tyre. Nuk është hera e parë që Apple përplaset me Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Presidenti" />

Trump sulmon ashpër Apple

Trump sulmon ashpër Apple

Apple refuzoi akuzat se nuk ka ndihmuar zyrtarët në hetimin e tyre. Nuk është hera e parë që Apple përplaset me Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Presidenti Amerikan Donald Trump sulmoi Apple. Në një cicërimë ai tha se kompania refuzon të japë qasje në iPhone e vrasësve, trafikantëve dhe elementëve të tjerë kriminalë.

Kjo është seria e fundit e përplasjeve mes Shtëpisë së Bardhë dhe gjigantëve të teknologjisë për të aksesuar të dhëna.

Trump akuzon Apple se nuk pranon të bashkëpunojë me hetuesit. Tre marinarë Amerikanë u vranë kur një rekrut Saudit hapi zjarr më 6 Dhjetor në një bazë Amerikane.

Apple refuzoi akuzat se nuk ka ndihmuar zyrtarët në hetimin e tyre. Nuk është hera e parë që Apple përplaset me Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Rasti i fundit ishte ai i atentatorit të San Bernardinos në Kalifoni në 2015-ën ku 14 persona u vranë dhe 22 u plagosën rëndë. Apple refuzoi të jepte akses në iPhone e atentatorit.

Qeveria Amerikane pagoi 1 milionë dollarë një firme të huaj për të hyrë në iPhone.