Trump thotë se do ta bllokojë TikTok-un në SHBA

Trump thotë se do ta bllokojë TikTok-un në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se është duke e ndaluar programin kinez të shpërndarjes së videove TikTok që të përdoret në SHBA, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se urdhërin ekzekutiv do ta nënshkruaj të shtunën – sot.

Zyrtartarë të sigurisë në SHBA kanë shprehur shqetësime se aplikacioni, me pronarë firmën kineze ByteDance, mund të përdoret për mbledhjen e të dhënave të amerikanëve.

TikTok një aplikacion që u bë popullor shumë shpejt, ka rreth 80 milionë përdorues aktivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com