Trump thyen traditën e Shtëpisë së Bardhë, nuk shtron iftar për myslimanët

Trump thyen traditën e Shtëpisë së Bardhë, nuk shtron iftar për myslimanët

Qeveria e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk ka mbajtur darkën e iftarit për nder të mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thyer kështu një traditë gati 20 vjeçare të mbajtur nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kalojnë me muaj të tërë në planifikimin darkës, e cila është mbajtur çdo vit nën administrimin e Clinton, Bush dhe Obama, por 2017-ta morri një rrugë tjetër, shkruan CNN.

Në vend të kësaj, Predisenti Trump dhe zonja e parë Melania kanë lëshuar një deklaratë të shtunën duke u uruar “përshëndetje të ngrohta” atyre që festojnë Fitër Bajramin, këtë festë të rëndësishme e cila shënon  përfundimin e Ramazanit.

Darkat e mbajtura nga presidentët e kaluar të SHBA-së, kanë pasur për mysafirë anëtarë të njohur të komunitetit mysliman dhe anëtarë të kongresit e diplomatë nga shtetet islame. /Insajderi.com