Trump ua largon portretet nga Shtëpia e Bardhë Clinton-it e Bush-it

Trump ua largon portretet nga Shtëpia e Bardhë Clinton-it e Bush-it

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka larguar nga “Grand Foyer”, hyrja kryesore në Shtëpinë e Bardhë, portretet zyrtare të ish-presidentëve amerikanë, Bill Clinton dhe George W.Bush, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Portretet e tyre janë zëvendësuar me dy portrete të dy presidentëve të tjerë amerikanë, të cilët kishin shërbyer një shekull më parë.

Tradita e Shtëpisë së Bardhë është që portretet e ish-presidentëve të mëvonshëm të kenë vendet kryesore në hapësirat e Shtëpisë së Bardhë – pra sa më vonë president, aq më i rëndësishëm vendi ku qëndron portreti i atij presidenti.

Portretet e Clinton e Bush ishin në vendin ku supozohet të jenë deri para dy jave kur Donald Trump priti presidentin, meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador. Pritja e meksikanit ishte bërë pikërisht në hapësirën kryesore të Shtëpisë së Bardhë ku shiheshin edhe portretet e dy ish-presidentëve.

CNN njofton se tash dy portretet janë zhvendosur në një dhomë të vjetër të vogël, të drekës, në të cilën rrallë futet kush.

Administrata e Trump është pyetur nga CNN se përse janë larguar portretet nga vendi i tyre, por nuk ka marrë një përgjigje ende./Insajderi.com