Trump: “Unë nuk mendoj se shkenca di për ngrohjen globale”

Trump: “Unë nuk mendoj se shkenca di për ngrohjen globale”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një vizitë që kishte në Kaliforninë e shkatërruar nga zjarri, thuhet t’i ketë thënë një zyrtari, “unë nuk mendoj se shkenca di për ngrohjen globale” shkruan BBC, raporton Insajderi.

Pastaj Trump, vazhdon t’i ketë thënë zyrtarit: “do të filloj të bëhet më freskët, keni për ta parë”. Për djegien e dy milionë hektarëve në tokat e Kalifornisë, Oregon-it dhe shtetit të Uashingtonit, Trump ka fajësuar menaxhimin e dobët të pyjeve.

Gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor të SHBA-së, Trump u takua me zyrtarë kalifornianë të përfshirë në betejën kundër zjarreve. Trump shpesh ka mohuar ndryshimin e klimatike që janë si shkaktare të zjarreve masive që kanë përfshirë një pjesë të ShBA-së. /Insajderi.com.