Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar tërheqjen e shumicës së trupave amerikane në Somali deri në fillim të vitit 2021, transmeton Insajderi.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (Pentagon) lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me udhëzimet e presidentit Trump.
“Presidenti Trump udhëzoi Departamentin e Mbrojtjes dhe Komandën Afrikane të SHBA-së të ripozicionojnë shumicën e personelit ushtarak në Somali deri në fillim të vitit 2021”, thuhet në deklaratë.
Pentagoni tha se rreth 700 ushtarë gjenden në Somali, ndërsa detajet e planit të tërheqjes nuk u bënë të ditura për arsye sigurie.
Nga ana tjetër, Wall Street Journal pohoi se disa nga ushtarët që do të tërhiqen nga Somalia mund të transferohen në bazat në Kenia dhe Xhibuti.
Christopher Miller, i cili u emërua zëvendëssekretar i Mbrojtjes nga Trump pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, bëri një vizitë të papritur në Somali javën e kaluar dhe u takua me ushtarët amerikanë që shërbenin atje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratat e tij para zgjedhjeve, presidenti amerikan Trump kishte paralajmëruar se numri i ushtarëve amerikanë në Afganistan, Irak dhe Somali do të zvogëlohej. /Insajderi.com