Trump vazhdon “betejën” me TikTok

Trump vazhdon “betejën” me TikTok

Presidenti amerikan, Donald Trump, po vazhdon luftën me rrjetet sociale – tani ai ka nisur betejën me aplikacionin TikTok pronësi e kompanisë kineze, ByteDance.

Presidenti amerikan ka kërcenuar TikTok-un që do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse nuk shitet deri më 15 shtator.

Madje, presidenti amerikan, thotë se duhet të ketë një “ulje çmimi”, nëse këtë aplikacion e blenë ndonjë kompani amerikane.

“Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një përqindje shumë të madhe të këtij çmimi, sepse ne jemi duke e bërë të mundur,” tha Trump, raporton BBC.

80 milionë amerikanë e përdorin këtë aplikacion kinez, njofton Insajderi.com.

Trump filloi akuzat ndaj kompanisë me pretendime se të dhënat e amerikanëve po janë në shërbim të Qeverisë në Pekin.

Këto akuza janë mohuar nga Qeveria e Kinës dhe nga aplikacioni TikTok.

TikTok është popullarizuar shumë brenda një kohe shumë të shkurtër – reagimi I Trump ndaj kësaj kompanie vjen në një kohë ku raportet në mes të SHBA-ve dhe Kinës nuk janë aspak të mira. /Insajderi.com/