Trump, veç 750 euro pagoi taksa për një vit – ndërsa 70 mijë euro shpenzoi për ‘frizurën’

New York Times ka siguruar tatimet e Trump për dy dekadat e fundit, duke përfshirë të dhënat edhe për dy vitet e para si president. Të dhënat, sipas NYT tregojnë “humbje të vazhdueshme dhe shmangie nga tatimi”.

Trump, veç 750 euro pagoi taksa për një vit – ndërsa  70 mijë euro shpenzoi për ‘frizurën’

Donald Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në vitin që i fitoi zgjedhjet, 2016. Vitin tjetër, pagoi prapë vetëm 750 dollarë taksa. Ndërsa nuk ka paguar asnjë cent tatim në 10 vjet nga 15 vjetët e fundit. Trump ka arritur të mos paguajë taksa duke deklarua vazhdimisht më shumë humbje sesa fitim.

Këto të dhëna zbulohen nga një hulumtim i New York Times që posedon taksat e Trump-it, të cilat Trump vazhdimisht ka provuar t’i mbajë sekret dhe të mos i bëjë publike, njofton Insajderi.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës presidentët e zgjedhur dhe madje edhe kandidatët për president, kur të fillojë fushata zgjedhore publikojnë taksat e tyre si detyrim moral. Ligji nuk e thotë se duhet ta bëjnë, por është praktik që të publikohen dhe Trump është një nga presidentët e pakët që nuk i ka bërë publike taksat.

New York Times ka siguruar tatimet e Trump për dy dekadat e fundit, duke përfshirë të dhënat edhe për dy vitet e para si president. Të dhënat, sipas NYT tregojnë “humbje të vazhdueshme dhe shmangie nga tatimi”.

Një zbardhje interesante që del nga shkrimi i NYT janë edhe pagesat prej 70 mijë dollarësh që Trump i kishte shpenzuar për stilin e flokëve gjatë kohës sa udhëhiqte “The Apprentice”, një show televiziv, ndërsa të gjitha këto shpenzime i kishte shënuar si shpenzime për biznesin./Insajderi.com