Trump viziton qytetin që u përfshi nga konflikti racor

Trump viziton qytetin që u përfshi nga konflikti racor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vizituar qytetin Kenosha në Wisconsi, për të mbështetur zbatimin e ligjit në këtë pjesë, pasi të shtënat e policisë ndaj një burri me ngjyrë nxitën përleshje civile.

Presidenti Trump fajësoi “terrorin e brendshëm” për “shkatërrimin” e qytetit.

Qyteti i Kenoshas, ka parë ditë dhune pasi policia qëlloi, Jacob Blake, në shpinë dhe e la të paralizuar më 23 Gusht, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Sondazhet zgjedhore tregojnë se Trump po ngushton epërsinë e rivalit democrat, Joe Biden, përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Presidenti republikan po shtyn një mesazh të fortë “ligji dhe rendi”. Kandidati demokrat, Joe Biden, e ka akuzuar Trump-in për nxitje të ndarjes racore./Insajderi.com