Trusti Pensional i Kosovës ka reaguar pasi në Kuvend është miratuar projektligjin që lejon tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale, shkruan Insajderi.
Me anë të një njoftimi për media, Trusti ka treguar hapat deri tek tërheqja e mjeteve nga kursimet pensionale.
Ata kanë njoftuar se menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi do të bëjnë të ditur webfaqen në të cilën mund të aplikohet për 10%-shin.
Kontribuuesit e interesuar duhet të kenë parasysh që:
1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një webfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustit.
2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.
3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).
4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.
5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet./Insajderi.com