Trusti shënon shifrën më të lartë të kthimit nga investimet

Trusti shënon shifrën më të lartë të kthimit nga investimet

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës thotë se e ka përmbyllur vitin 2021 me rezultat të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto që kapi shumën prej 227 milionë euro.

Kjo shifër, siç bëhet e ditur në njoftim, është më e larta prej themelimit të institucionit.

“Ndërsa rritja e çmimit të njësisë këtë vit ishte 10.65%, krahasuar me +3.03% në vitin 2020. Në total mjetet pensionale u rritën sivjet me 365 milionë euro, për të arritur kështu në 2 miliardë e 353 milionë euro”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë vitit 2021, për pensionimin e 5 mijë e 400 përfituesve, Trusti njofton se janë paguar 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues.

“Njëkohësisht, gjatë vitit 2021, përkundër pandemisë, institucioni arriti t’i ofroje më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë”.

“Ndërsa shërbimet tona digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribuues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale” /Insajderi.com