
Thomas Tuchel ka arritur fitoren e parë si trajneri i Chelsea-t. ‘Blutë’ e Londrës u rikthyen te triumfi në javën e 21-të, duke mposhtur Burnley-n me rezultatin 2:0, njofton Insajderi.
Ishte kapiteni Azpilicueta, ai i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 40-të, duke i dhënë avantazhin në pjesën e parë Chelsea-t.
Në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Tuchel gjeti edhe golin e sigurisë me anë të anësorit spanjoll, Marcos Alonso, në minutën e 84-të.
Me këtë fitore ‘blutë’ e Londrës u ngjitën në vendin e shtatë në kuotën e 33 pikëve. Në sfidën e radhës Chelsea do të përballet me Tottenham-in në ndeshjen derbi, ndeshje që luhet në “Tottenham Stadium”. /Insajderi.com