Tuchel e fillon me barazim te Chelsea, barazon pa gola me Wolverhampton

Tuchel e fillon me barazim te Chelsea, barazon pa gola me Wolverhampton

Chelsea nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Wolvesit në kampionat, në atë që ishte edhe debutimi i trajnerit të ri në stol, gjermanit Tomas Tuchel, njofton Insajderi.

“Blutë e Londrës” dominuan gjithë ndeshjen, por nuk ia dolën të shënonin të paktën një gol, që për ta do të kishte vlerën e tre pikëve.

Një barazim ky që nuk i bën punë asnjërës nga skuadrat, pasi Chelsea shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Wolverhampton me 23 pikë renditet në vendin e 13-të.

Tuchel e nis kështu me barazim aventurën e tij te Chelsea dhe merr një përgjigje të qartë, se asgjë nuk do të jetë e lehtë te kjo skuadër. /Insajderi.com