Tuchel ka ndërmend të bëjë revolucion te Chelsea, priten nëntë largime nga klubi

Tuchel ka ndërmend të bëjë revolucion te Chelsea, priten nëntë largime nga klubi

Nën drejtimin e teknikut gjerman, Thomas Tuchel, Chelsea ka mundur të sigurojë rezultate mjaft të mira, teksa ndodhen në vendin e katërt në kampionat dhe janë me një këmbë larg gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 ndaj Portos mbrëmjen e djeshme, fitore neë Portugali, njofton Insajderi.

Sipas prestigjiozes angleze “Mirror”, Tuchel ka bërë gati një listë prej nëntë lojtarësh të cilët me shumë mundësi do të largohen nga londinezët këtë verë.

Revolucioni do të fillojë që nga porta, ku portieri spanjoll, Kepa pas humbjes së vendit të titullarit nuk është më ne planet e trajnerit gjerman. Në mbrojtje janë Tomori i cili me shumë mundësi do të blihet përfundimisht nga Milani, Rudiger, Palmeiri dhe Loftus-Chek. Në mesfushë do të jetë italo-braziliani Jorginho i cili është përfolur për një rikthim në Itali, por për momentin mbetet gjithçka e paqartë për të ardhmen e tij.

Ndërkohë dhe Ross Barkley i cili është në huazim tek Aston Villa pritet të zgjasë huazimin, ndërsa në sulm do të jenë dy largime, sulmuesi belg Batshuway dhe i riu Abraham, i cili këtë sezon vuajti nga një dëmtim i gjatë pa i dhënë mundësinë te shprehë potencialin e tij. /Insajderi.com