Në dy përballje në stolin e Chelseat, e ka mundur po dy herë Pep Guardiolën. Por, Thomas Tuchel e di që sot në finalen e Championsit do të jetë një tjetër histori, pasi përballë do të ketë skuadrën më të mirë të Manchester Cityt, njofton Insajderi.
“Nuk është një duel mes meje dhe Pepit. Nuk është një ndeshje tenisi. City do të luajë me një tjetër skuadër në këtë finale dhe ne duhet të tregohemi të guximshëm në momente të caktuara. Është gjithnjë e vështirë të luash kundër Guardiolës. Ata janë ndoshta skuadra më e fortë në Europë dhe ndoshta edhe në botë”, tha fillimisht tekniku gjerman.
“Ata janë pikë referimi. Por, në futboll ti mund t’i ngushtosh gjithnjë diferencat. E bëmë dy herë kundër tyre. Jemi lehtësisht jofavoritë, por shpresojmë që të fitojmë. Do përpiqemi të bëjmë ndeshjen tonë më të mirë dhe të mos kemi pengje pas finales. Jemi të lumtur që jemi këtu, por duam ato emocionet e fitores pas ndeshjes”, tha trajneri i Chelseat. /Insajderi.com