Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shprehur shumë i lumtur me lojtarët e tij, pas triumfit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, transmeton Insajderi.
“Nuk e di çka të ndiej, isha falënderues që të arrijë për herët të dytë në finale, jam ndier ndryshe, lojtarët ishin të vendosur për të fituar trofeun”, tha fillimisht Tuchel.
Trajneri gjerman theksoi se ndeshja ndaj Cityt ishte përballje e vështirë fizike.
“I kemi inkurajuar të gjithë që të vazhdojnë, të jenë më trima dhe të krijojnë kundërsulme të rrezikshme. Ishte ndeshje e vështirë fizike. Është dashur të ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh tekniku i “bluve” pas ndeshjes.
Chelsea fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve të shtunën për herët të dytë në historinë e tyre, të parën e kishte fituar në vitin 2012, të përballje kundër Bayern Munchen. /Insajderi.com