Tuchel: Reus do të shndërrohet në një përbindësh

Tuchel: Reus do të shndërrohet në një përbindësh

Marco Reus mund të shndërrohet në një monstër, sipas trajnerit të Dortmundit, Tomas Tuchel. Ylli i Borussias ka shënuar 13 gola këtë sezon, pavarësisht problemeve me dëmtimet, por trajneri e ka nxitur 26 vjeçarin të provojë të shënojë më tepër.

“Kam thënë se duam ta shndërrojmë atë në një përbindësh, sepse ne e dimë që ai mund të arrijë të jetë i tillë në fushë. Marco është një djalë i zgjuar dhe me fantazi.

Ai ka nevojë të ndihet i lirë në fushë, çka do të thotë se nuk duhet të mendojë gjatë gjithë kohës për trupin e tij. Po punojmë për ta çliruar, por nuk duhet të presim rezultate të menjëhershme. Shpresojmë që të mos dëmtohet më këtë sezon”, tha Tuchel për “Goal.com”.

Reus këtë sezon ka zhvilluar 15 ndeshje në Bundesligë, dhe ka arritur të shënojë nëntë herë, duke shtuar edhe tri asistime për shokët e skuadrës.