Stafit i senatorit të SHBA-së, John McCain, ka treguar të mërkurën se ai ka një tumor në tru të quajtur glioblastoma. Diagnoza është bërë pasi është bërë biopsia e një pjese të mënjanuar nga truri i tij të premten gjatë operacionit në spitalin Mayo Clinic në Phoenix, shkruan New York Times.
Çfarë lloj kanceri i trurit është ky?
Glioblastima është lloji më agresiv i tumoreve në tru. Fillon direkt nga truri; nuk përhapet aty përmes një pjese tjetër të trupit. Shkaktari i këtij kanceri është ende i panjohur.
Ky tumor nuk ka lidhje me melanomën, kancerin e lëkurës për të cilin McCain ishte trajtuar më parë.
Sa e zakonshme është glioblastoma?
Rreth 12 mijë e 390 raste të reja janë pritur të lajmërohen në vitin 2017, sipas Asociacionit Amerikan të Tumoreve të Trurit. Rreziku që të formohet rritet me moshën.
Si trajtohet glioblastoma?
Si shumica e kancerëve, glioblastoma trajtohet me operacion i cili mënjanon sa më shumë që është e mundur nga tumori, më pas vazhdon me rrezatim dhe kimioterapi.
Tumori gati gjithmonë rritet përsëri në më pak se një vit. Kur rikthehet, kirurgët zakonisht e operojnë përsëri.
Dr. Mitchel Berger, një neurokirurge dhe eksperte e glioblastimës në universitetin e Kalifornisë, San Francisko, tha se tumori duhet të vëzhgohet në sekuenca për të kërkuar mutacione të cilat tregojnë që kanceri mund të jetë i ndjeshëm ndaj një droge, mundësisht një droge eksperimentale.
Cila është perspektiva, parashikimet dhe mbijetesa?
Pasi që këto rikthehen, glioblastomat gati asnjëherë nuk kurohen, dhe prognoza është e dobët.
Me trajtim, mediana e mbijetesës – që do të thotë se gjysma e pacientëve jetojnë më shumë dhe gjysma vdesin më herët – është 12 deri në 18 muaj.
Senatori Edward M. Kennedy ka vdekur nga glioblastoma në vitin 2009, 15 muaj pasi ishte diagnostikuar. Beau Biden, i biri i ish-nënkryetarit Joseph R. Biden Jr., kishte vdekur nga kanceri i njëjtë në v itin 2015, gati dy vite pas diagnozës.
“Kemi bërë mjaft progres, pos shumë të ngadalshëm”, ka thënë Berger.
“Tridhjetë vite më parë, 1 deri në 2 për qind e pacientëve jetonin më shumë se dy apo tri vite. Tani, së paku 25 për qind jetojnë tri deri në pesë vite, por edhe më shumë”, ka shtuar ajo.
Simptomat e glioblastomës?
Simptomat e mundshme përfshijnë kokëdhimbje, sulme të dridhjes së trupit, shikim i turbulluar dhe ndonjëherë vështirësi në të menduar apo të folur.
Çfarë ka quar në diagnozën e McCainit nuk është treguar ende.
Nuk është e mundur të vihet në përfundim nëse tumori ka pasur të bëjë me pyetjet paksa konfuze ndaj James B. Comeyt, ish drejtorit të F.B.I.-së në qershor.
A mundet McCain të hyjë në trajtim eksperimental?
Trajtimet klinike kanë kritere specifike për arsye shkencore, duke përfshirë faktorët si lloji i saktë i tumorit dhe çfarë trajtimi ka pasur pacienti deri tani.
Nëse senatori përshtatet me kriteret për një studim të veçantë, ai mund të hyjë në një trajtim eksperimental klinik. /Insajderi.com