Tunizia fillon vaksinimin kundër COVID-19 me ‘Sputnik V’

Tunizia fillon vaksinimin kundër COVID-19 me ‘Sputnik V’

Tunizia filloi fushatën e vaksinimit kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), disa ditë pasi pranoi dërgesën e parë të vaksinës ruse Sputnik V, transmeton Insajderi.

Tunizia pranoi 30 mijë doza të vaksinës ruse të mërkurën, ndërsa kjo ishte pjesë e gjithsej 500 mijë dozave që vendi i Afrikës së Veriut i ka porositur nga Sputnik V, raporton Anadolu Agency (AA).

Vaksinën e parë e pranoi infermierja 54-vjeçare Mehreziya al-Humami, që punon në Spitalin El-Menzeh në kryeqytetin Tunis.

“Vaksinimi i stafit mjekësor është një mirënjohje për përpjekjet tona në luftimin e virusit”, tha al-Humami për AA.

Ministria e Shëndetësisë e Tunizit tha se punëtorët shëndetësorë dhe pleqtë do të jenë të parët që do të vaksinohen kundër COVID-19.

Tunizia do të pranojë 137 mijë doza të vaksinës britanike AstraZeneca javën e ardhshme dhe 94.600 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech deri në fund të muajit si pjesë e programit global COVAX që synon sigurimin e vaksinave për vendet në zhvillim.

Tunizia synon të vaksinojë 50 për qind të popullatës 11 milionëshe në periudhën e ardhshme.

Vendi i Afrikës së Veriut deri më tani ka konfirmuar 240.617 raste me COVID-19, përfshirë 8.329 viktima. /Insajderi.com