Turiqa raporton 74 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turiqa raporton 74 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 9.205 raste të reja me Coronavirus, duke përfshirë 649 pacientë simptomatikë, dhe 74 vdekje të tjera, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 2,6 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.432, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 10.282 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,55 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.195, treguan shifrat e fundit.

Mbi 32,93 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 128.387 gjatë ditës së kaluar.

Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit. /Insajderi.com