Turistët amerikanë të vaksinuar mund ta vizitojnë BE-në këtë verë

Turistët amerikanë të vaksinuar mund ta vizitojnë BE-në këtë verë

Amerikanët të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë në shtete e Bashkimit Evropian gjatë verës, pas lehtësimit të masave kufizuese të udhëtimit, transmeton Insajderi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë për  “The New York Times”, se 27 vendet anëtarë të komisionit do të pranojnë, pa kushte, të gjithë ata turistë që vaksinohen më vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Kjo agjenci ka miratuar tre vaksinat që janë duke u përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht vaksinat Moderna, Pfizer / BioNTech dhe Johnson & Johnson.

“Amerikanët me sa shoh përdorin vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe udhëtimin në Bashkimin Evropian”, tha von der Leyen.

Ajo nuk dha datë se kur mund të rinisë udhëtimi, dhe shtoi së kjo do të varet “nga situata epidemiologjike.

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord këtë muaj për të lëshuar leje udhëtimi COVID-19 , për njerëzit që janë vaksinuar kundër sëmundjes, të shëruarit ose ata që kanë dalë negativ./Insajderi.com