Turistët mbesin duke fjetur në plazhë, pasi paguajnë hotelet që ende janë mbyllur

Turistët mbesin duke fjetur në plazhë, pasi paguajnë hotelet që ende janë mbyllur

Një turist britanez fluturoi në Spanjë me partnerin e tij dhe djalin e tyre vetëm për të gjetur hotelin e mbyllur. Ai dhe shumë të tjerë u detyruan të flejnë në plazh, ndërsa ka edhe nga ata që u detyruan të kthehen në shtëpi.

Një tjetër turiste Anita Lorenzo, e gjeti të mbyllur hotelin në të cilin duhej të rrinte.

Ajo dhe miqtë e saj u detyruan të marrin një apartment tjetër kur agjensioni në të cilin e kishin bërë rezervimin nuk iu lajmërua, raporton Times, shkruan Insajderi.

Sammy Liperis, poashtu e kuptoi që hoteli që kishte rezervuar në ishujt Canary ishte i mbyllur vetëm pasi arriti atje.

Një zëdhënse e njërës prej agjensive që kanë pasur të tilla probleme, “Loveholidays” tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për disa raste kur konsumatorët kanë arritur në hotele që janë mbullur dhe ekipi po punon me këta konsumatur për të gjetur zgjidhje alternative.”

Ajo insistoi që disa prej këtyre hoteleve nuk e kanë informuar agjensionin për mbylljen e tyre./Insajderi.com