Turistët shikonin të befasuar kur refugjatët arritën në plazh me barkë [video]

Turistët shikonin të befasuar kur refugjatët arritën në plazh me barkë [video]

Një plazh në Zahora të Spanjës, ishte  mbushur me vizitorë, kur aty arriti një anije e mbushur me dhjetëra refugjatë.

Këta të fundit u larguan prej aty me vrap, ndërsa turistët i shikonin të befasuar teksa largoheshin në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.

Vetëm një grua e lënduar është shtrirë në plazh, pranë së cilës kanë shkuar të pranishmit për t’i dhënë ujë dhe ushqim.

Në breg ka mbetur barka e braktisur, ndërsa aty nuk ka shkuar ndonjë njësit policor.