“Turpi nga uniforma” – postimet që po bëhen virale në Bjellorusi (VIDEO)

“Turpi nga uniforma” – postimet që po bëhen virale në Bjellorusi (VIDEO)

Një trend i ri në rrjetet sociale ka filluar në Bjellorusi – njerëzit duke i shkatërruar uniformat e tyre ushtarake e policore.

Në video të shkurta ata thonë se ndjehen të turpëruar që të kenë çfarëdo lidhje me forcat e rendit atje.

Kjo pas dhunës dhe brutalitetit që kanë treguar me protestuesit në Bjellorusi, pas demonstrimeve që shpërthyen si pakënaqësi e zgjedhjeve të fundit, të cilat u tha se u vodhën.

Një burrë, Anatoli Novitski, i tha BBC-së në rusisht se është i shtanguar nga dhuna që po ushtron policia, njofton Insajderi.

Tashmë po bëhet një javë nga rizgjedhja e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko./Insajderi.com