Turqi, në 24 orët e fundit regjistrohen 74 viktima të reja nga Covid-19

Turqi, në 24 orët e fundit regjistrohen 74 viktima të reja nga Covid-19

Turqia raportoi 2.106 raste të reja me koronavirus dhe 1.515 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 377.473, ndërsa numri i të shëruarve në 325.486, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 123.343 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 14,12 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.326, me 74 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.177, ndërsa 5 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të rritet. /Insajderi.com