Turqi, regjistrohen 75 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqi, regjistrohen 75 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 2.213 raste të reja me koronavirus dhe 1.506 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 375.367, ndërsa numri i të shëruarve në 323.971, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 124.109 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 14 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.252, me 75 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.075, ndërsa 5%vuajnë nga pneumonia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike është rritur për 5 për qind brenda ditës.

“Kjo situatë tregon se ne duhet të rrisim vëmendjen tonë në luftën kundër epidemisë. Ne kemi nevojë për të zvogëluar kontaktet në një të tretën”, u shpreh ministri Koca. /Insajderi.com