
Një shofer i veturës ka shkelur një qenë gjatë mbrëmjes së kaluar në shtetin turk, transmeton Insajderi.
Shoferi, i cili po ecte drejt qenit të shtrirë në mes të rrugës me një veturë në rrethin Gemlik të Bursa, fillimisht ngadalësoi shpejtësinë ndërsa kur qeni u ngrit dhe u përpoq të ikte, shoferi nuk u ndal dhe e goditi qenin.
Ndërsa shoferi vazhdoi rrugën e tij sikur asgjë nuk kishte ndodhur, qeni i dëmtuar rëndë u mjekua në strehimore.
Ndryshe, policia turke tashmë ka nisur hetimet dhe po kërkon ngasësin e veturës./Insajderi.com