Turqi: Shoferi aksidenton me dashje qenin (Pamje)

Turqi: Shoferi aksidenton me dashje qenin (Pamje)

Një shofer i veturës ka shkelur një qenë  gjatë mbrëmjes së kaluar në shtetin turk, transmeton Insajderi.

Shoferi, i cili po ecte drejt qenit të shtrirë në mes të rrugës me një veturë në rrethin Gemlik të Bursa, fillimisht ngadalësoi shpejtësinë ndërsa kur qeni u ngrit dhe u përpoq të ikte, shoferi nuk u ndal dhe e goditi qenin.

Ndërsa shoferi vazhdoi rrugën e tij sikur asgjë nuk kishte ndodhur, qeni i dëmtuar rëndë u mjekua në strehimore.

Ndryshe, policia turke tashmë ka nisur hetimet dhe po kërkon ngasësin e veturës./Insajderi.com