Turqia bllokohet pjesërisht gjatë Ramazanit

Turqia bllokohet pjesërisht gjatë Ramazanit

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka njoftuar se Turqia do të bllokohet pjesërisht për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Duke folur para gazetarëve pas një takimi të kabinetit, ai ka bërë të ditur se masat e reja kundër virusit do të hyjnë në fuqi të mërkurën në mbrëmje dhe se do të vazhdojnë për dy javët e para të muajit të Ramazanit.

Ndër kufizimet e reja është një zgjerim i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve gjatë ditëve të javës, përkatësisht nga ora 7 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit, gjatë të cilës do të ndalohet edhe udhëtimet ndër-qytetore, duke përjashtuar situatat e nevojshme dhe urgjente.

Kafenetë, restorantet dhe çajtoret po ashtu do të ofrojnë vetëm shërbime për të marrë me vete, ndërsa sallat e dasmave, qendrat sportive dhe sallat e lojërave do të mbyllen deri në fund të festës së Bajramit, raporton Anadolu Agency.

Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër coronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut tek vaksinat./Insajderi.com