Turqia dërgon anijet në Qipro

Turqia dërgon anijet në Qipro

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratës së shteteve jugore të Bashkimit Evropian se do të hartojnë një listë sanksionesh kundër saj nëse nuk ulet në tryezën e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me Greqinë dhe Qipron, njofton Insajderi.

Paralajmërimi u bë pas një samiti joformal të të ashtuquajturit grup MED7, i kryesuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Por zëdhënësi I ministrisë së jashtme turke, Hami Aksoy e cilësoi deklaratën e përbashkët të vendeve në fjalë si “të anshme, të shkëputur nga e vërteta dhe me mungesë të thellë të një baze ligjore”, raporton TCh.

“Për të ulur tensionet, është thelbësore që Greqia që të tërheq anijet e saj ushtarake përreth anijes tonë kërkimore Oruc Reis, të ndalojë dërgimin e armatimeve në ishujt e Egjeut Lindor përfshirë Meisin, dhe t`I japë fund trysninë që po ushtron mbi minoritetin turk në Trakinë perëndimore”, shtoi ai. Mediat greke thonë se Ankaraja ka lëshuar një mesazh Naxtev për stërvitje detare me municion të vërtetë. Manovrat do të zhvillohen në një zonë në very të Qipros në datat 12 deri në 14 shtator.

Sakaq, pozicioni i MED7 nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e BE-së si tërësi. Macron tha se problemi nuk qëndron te populli turk, por te Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Omer Celik, zëdhënës i partisë së Erdoganit, shkroi në Tëitter se Macron po shfaq një qëndrim “kolonialist”./Insajderi.com