Turqia dhe Rusia bëjnë thirrje për ulje tensionesh ndërmjet SHBA-së dhe Iranit

Turqia dhe Rusia bëjnë thirrje për ulje tensionesh ndërmjet SHBA-së dhe Iranit

Presidentët e Turqisë dhe Rusisë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar që SHBA dhe Irani të ulin tensionet ndërmjet tyre.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin thanë se një shkëmbim sulmesh do të çonte në një “cikël të ri paqëndrueshmërie”, raporton BBC, përcjell Insajderi.

“Ne shprehim angazhimin tonë për të lehtësuar tensionin aktual në rajon dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje dhe diskrecion dhe t’i japin përparësi diplomacisë,” thanë ata.

Udhëheqësit lëshuan deklaratën pas një takimi në Stamboll, ku ata përuruan tubacionin TurkStream, i cili do të transportojë gazin rus në Evropën Jugore përmes Turqisë./Insajderi.com