Rusia dhe Turqia e kanë parë të dobishme që të vazhdojnë marrëdhëniet e mira dhe t’i forcojnë ato.
Ky ka qenë konstatim i përbashkët mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij të Turqisë, Recep Taip Erdogan gjatë takimit që kishin, raporton “CNN turk”, transmeton Insajderi.com
Në atë takim është folur për gjeopolitika, në të cilat shpesh Rusia dhe Turqia nuk janë pajtuar; rasti me luftën në Siri.
“Hapat që kemi hedhur bashkë lidhur me Sirinë paraqesin një rëndësi të madhe. Edhe paqja atje është e lidhur sërish me marrëdhëniet e Turqisë dhe Rusisë”, ka thënë Erdogan.
“Investimet e Turqisë në Rusi arritën në 1.5 miliard dollarë, ndërsa investimet ruse në Turqi 6.5 miliardë dollarë”, ka deklaruar Putin.
Të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm, madje për të diskutuar edhe divergjencat që prekin sidomos Lindjen e Mesme. /Insajderi.com