Turqia raportoi 7.489 infeksione të tjera me Coronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.
Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.449.839 me shifrat e fundit, treguan të dhënat, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkaq, 8.803 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.331.314, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 25.476, me 132 viktima të reja.
Në gjithë vendin janë kryer 179.419 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 29 milionë.
Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.765. /Insajderi.com